PS në Vlorë nxit banorët: Mbillni hashash se na duhen vota për zgjedhjet e ardhshme!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Vlora, i cili shprehet se, drejtuesit e PS-së janë realisht zotëruesit e plantacioneve me hashash.

Sipas qytetarit, drejtuesit e PS në Vlorë nxisin qytetarët të mbjellin kanabis pasi duhen vota për zgjedhjet e ardhshme.

“Udhëheqësit e narkopartisë, zotërit e plantacioneve të hashashit!”, shkruan Berisha, ndërsa poston denoncimin e qytetarit.

“Mirembrema doktor ! Droga paraqitet e mbare sivjet nen kujdesin e Rilindjes! Ne fshatin Tragjas te Vlores kryeplaku i fshatit Mezin Ramohito njekohesisht edhe sekretari i PS sebashku me kryetarin Baco Gaço kontrollojne gjithe drogen, ky i fundit eshte edhe punonjes i pyjores.

Kane mbjelle droge mu ne mes te fshatit dhe lart ne mal ne vendin e quajtur Stani i Keke. Ju thone fshatareve se edhe ju mund te mbillni por duhet te paguani tek ne se kete vit Rilindja do te lejoje mbjelljen se i duhen votat! Po te fitoje Rilindja droga do te jete e lire per kedo. Kjo eshte propaganda e tyre. Gjithe te mirat doktor”!

Artikulli paraprakCovid-19 bën kërdinë! Humbin jetën një tjetër mjek dhe dy pacientë, rëndohet situata tek Infektivi
Artikulli tjetërTë dëshpëruar i gjeta fermerët e Devollit, të cilët ishin detyruar të hidhnin tonalata prodhime të tyre edhe këtë vit