Komisioneri për Zgjerimin e BE, Varhelyi: “Opozita dhe mazhoranca të arrijnë një marrveshje sa më parë”

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në Twitter Varhelyi thotë se është thelbësore arritja e një marrëveshje mes palëve politike. Po sipas tij nëse humbet ky moment është për të ardhur keq.

“Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që përsëri të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet do të ishte për të ardhur keq nëse humbej ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”,thote ai.

Artikulli paraprakDorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, PD: Banda e qeverisë në luftë me bandat e tjera për t’i dhënë Edi Ramës bregdetin e Jalit
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Përse nuk pati valë të dytë infektimesh pas lehtësimit të masave