Djali i kryetarit të bashkisë lëviz i armatosur, policia nuk ndërhyn

Djali i kryetarit të Bashkisë të Kurbinit, Artur Bardhi shëtit në qytet i armatosur ndërsa policia nuk ndërhyn për ta arrestuar. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha duke i postuar edhe foton e djalit të kryebashkiakut socialist, Kevin Bardhi, i cili ka pozuar duke mbajtur një pistoletë në prehër. Fotoja duket se është postuar në rrjetet sociale nga ai vetë. “Lëviz si sherif” në Laç. “Ne kemi pushtetin, ne kemi armët”, është diçitura me të cilën e shoqëron Berisha postimin në Facebook.
“Përshëndetje zoti Berisha. Po të dërgoj foton e djalit të kryebashkiakut dhe kriminelit të Kurbinit që lëviz si sherifat me pistoletë në dorë nëpër qytet”, shkruan qytetari nga Kurbini.
Po ashtu, ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Lezha, i cili shkruan se personat e shpallur në kërkim nga policia për plagosje lëvizin të lirë.
“Drejtësia i kërkon, Rama me çunat e tij të krimit i mbron! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakBiznes dhe tallava në vend të ilaçeve në Sanatoriumin e Korçës
Artikulli tjetërPërse sulmohet Agron Shehaj