Biznes dhe tallava në vend të ilaçeve në Sanatoriumin e Korçës

Ish-Kryeministri Berisha denoncon gjendjen katastrofike të Sanatoriumit të Korçës, që në vend të ilaçeve ofron muzikë tallava e kërnacka. Berisha ka publikuar në Facebook një video që ia ka dërguar një qytetar nga Korça. “Biznes tallava e qeveritarëve të Noriegës në vend të ilaçeve në Sanatoriumin e Korçës! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha.
“Më lejoni t’ju dërgoj disa pamje nga spitali Sanatorium i Korçës, ku brenda ambientit të tij ndodhet një biznes tallava. Zhurma e tmerrshme jo vetëm që shqetëson pacientët po i sëmur më keq ata. Lëre zhurmën që s’është hiç para tymit të kërnaceve e qebaptores të këtij biznesi. Ju që jeni doktor e dini më mirë që të sëmurët e sanatoriumit duan ajër e jo tym qebaptoreje. Shumica e të sëmurëve vijnë marrin mjekimin e shkojnë qetësohen në shtëpi se këtu është makth. Besoj e vini re dhe tymin që del. Po megjithatë në qoftë se keni mundësi dërgoni dikë ta vërtetojë nga brenda spitalit, megjithëse e di gjithë Korça se ç’bëhet këtu”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakSuperbuxheti ushtarak i SHBA, 700 miliardë dollarë
Artikulli tjetërDjali i kryetarit të bashkisë lëviz i armatosur, policia nuk ndërhyn