Dita e tetë e grevës së urisë/ Kryetari i PD në Mallakastër: Mbështesim prostestën e drejtë të naftëtarëve të mashtruar

Dita e tete e greves se naftetareve te Ballshit, Kryetari i Partise Demokratike ne Mallakaster Arjan Llanaj: Mbeshtesim prostesten e drejte te naftetareve te mashtruar.
 
Të gjithë sot duhet të jemi në mbështetje të naftëtarëve sepse ata janë në të drejtën e tyre, për ushqimin e fëmijëve e familjeve të tyre, për pagat, punën e papaguar dhe për mbijetesë!
 
Në gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe të lënë në mes të katër rrugëve naftëtarët e Ballshit janë në ditën e tetë të grevës së urisë, të pashpresë për zgjidhjen e problemit të tyre. Turp dhe papërgjegjshmëri e atyre që i kanë premtuar dhe mashtruar këto shtatë vite!
 
 
Artikulli paraprakVideo/ Grida Duma ironizon Ramën: Me Don Kishotin e gënjeshtrave Shqipëria po bën vetëm hapa pas
Artikulli tjetërBardh Spahia nxjerr fotot e rrugës “Qafë Thore – Theth”: Rrugët e Edi Ramës me zvarritje dhe pa standarde