Trafikanti i drogës, terror në Krujë, policia nuk e arreston

Një kultivues droge në Krujë ushtron terror tek qytetarët, ndërsa policia nuk e arreston. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas mesazhit të marrë nga një qytetar nga Kruja. Sipas qytetarit, mbrëmjen e djeshme në fshat ka plasur arma për pronësinë e një rruge dhe policia nuk ndërhyn, pasi i përfshirë në konflikt është shtetasi Tonin Troksi.
“Në shtetin e Noriegës, çunat e krimit janë në anën e trafikantit! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha.
“Mirmrama Doktor. Jam një banues i fshatit Murqinë të rrethit Krujë. Mbrëmë rreth orëve të darkës për pak ndodhi një tragjedi në fshatin tim ku unë banoj. Në lagjen “Bregu Budullës” janë ngritur tensionet për hapësirën e një rruge lagjeje. Po përlesheshin me pistoleta, ndërsa tensionet nuk janë zbutur, por e kundërta ka ndodhur, janë nxehur më shumë. Ju bëj me dije juve se, zoti Tonin Troski është i armatosur dhe kultivant i bimëve narkotike si dhe përdorus i drogës, po bën terror në lagje. Policia është në dijeni, por nuk po bën asgjë… Ju lutem Doktor unë që po ju shkruaj të ngelem anonime…”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakShqiptari kapet me 15 kg heroinë në Itali
Artikulli tjetërDigjet autobusi në Divjakë për shkak të konkurrencës