Denoncimi: Ministrja e Shëndetësisë e ka kthyer QSUT-në në pronë private

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar mesazhin e një pacienti, i cili shkruan se, ministrja e shëndetësisë e ka kthyer QSUT-në në pronë private. Sipas pacientit, ministrja i ka vënë në dizpozicion dy dhoma bababit të saj ndërsa pacientët e tjerë flenë 4 vetë në një dhomë ,

Postimi i Vokshit

QSUT si pronë private e Ministres së Shëndetësisë!!
Pacientët nëpër dhoma si sardele, babai i ministres dy dhoma në dispozicion!!

Abuzimi me detyrën i Ministres së Shêndetësisë diskriminon pacientët për të krijuar favore për veten e saj.

Denoncimi i një pacienti

“Miremengjes!
Ministrja e shëndetësisë ka shtruar babain te mjeksia interne. Ne menyre qe i ati te ishte vetem ne dhome, kane levizur te qe gjithe pacientet e tjere me nga katër vetë në dhome. Ndersa Ministrja ka dy dhoma në dispozicjon: nje per te atin dhe një për të ndenjur vete. Ka edhe dy punonjës te gardes qe ruanin babin e ministres se eshte sh i rendesishem😉”

Kjo është #ShëndetësiaFalas
Përfitime #falas per pushtetaret!
Vuajtje #Falas për qytetarët!!

Artikulli paraprakMediat greke: Dy gomonet me 2.5 ton kanabis ishin ngarkuar në Vlorë, heroina u hodh në det
Artikulli tjetërShpërthen në flakë një makinë në Tiranë