Tension në komisarat, deputetët e PD përplasen me Policinë për arrestimin e 25 protestuesve

Deputetë të PD-së kanë shkuar në ambientet e policisë së kryeqytetit pas arrestimeve të dhjetëra qytetarëve pas përfundimit të protestës së opozitës.
Deputetët Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe sekretari për çështjet zgjedhore, juristi Ivi Kaso kanë shkuar në ambientet e Policisë së Tiranës.
Oficerë dhe punonjës policie, kanë ndaluar deputetët të hyjnë brenda dhe aty ka pasur edhe një tension një madh, ku sipas pamjeve ka pasur edhe përplasje.
Janë rreth 25 qytetarë që janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme, pas protestës tek kryeministria.
Qytetarët janë shoqëruar nga policia, në lidhje me shkatërrimin e ‘diskos’ dhe kërpudhës së Edi Ramës.
Të arrestuuarit mësohet se janë të shpërndarë në komisariate të ndryshme, ndërsa Florenc Hoxha ndodhet tek Drejtoria e Policisë. Nuk dihet nëse ndaj Hoxhës ka një urdhër arresti, apo është thjeshtë i shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

protesta12

Artikulli paraprakPërdorimi i lëndëve kimike luftarake ndaj protestuesve, Paloka: Palaçot e kryepalaços do të paguajnë…
Artikulli tjetërDenoncimi i fortë i Berishës: Në Vlorë po zhduken dëshmitarët e Habilajve!