SHBA i bën thirrje të fortë studentëve: Ngrihuni kundër korrupsionit!

Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar tonin me sjelljen ndaj korrupsionit tëj pushtetit. Jo më me deklarata, por me veprime konkrete. “Studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë” thuhet në një njoftim zyrtar të ambasadës amerikane.

Eshte nje nga thirrjet me te forta drejtuar studenteve nga ambasada amerikane per te mos qendruar me indiferente ndaj korrupsionit te pushtetit.

Ambasada amerikane në Tiranë thotë se i ka ardhur në ndihmë këtë javë studentëve të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.

“Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Postimi i plotë:
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”.

Artikulli paraprakRama e dinte për Kajmakun, e kandidoi në një kohë që ishte në kërkim ndërkombëtar
Artikulli tjetërGjykata e Krimeve të Rënda rikthen për hetim çështjen e “Toyota Yaris”, a do të dënohet Balla?