Cristiano në Madrid? Përgjigjet Ancelotti

A do të kthehet Cristiano Ronaldo tek Real Madridi? Kjo është pyetja që i është bërë Carlo Ancelottit në ditën e parë si trajner i Real Madridit.

Italiani hezitoi të flasë lidhur me këtë, duke thënë se, duhet respektuar lojtari dhe klubi në të cilin gjendet, ndërsa dha sinjale se CR7 i takon të kaluarës.

“E kam përzemërt Cristianon, por nuk më pëlqen të flas për lojtarët e klubeve të tjera. Ai ka kontratë me Juventusin dhe nuk më duket korrekte të flas.

Ende është duke bërë punë të mirë dhe po shënon shumë gola. Një gazetar jo shumë kohë më pyeti nëse është fundi i karrierës së Ronaldos në Itali. I thashë sa gola ka shënuar, më tha tek 30, i thash po, është fundi, dikur ka shënuar 50 gola e sot 30”, u shpreh Ancelotti në konferencë për media gjatë prezantimit në Madrid.

Artikulli paraprak150 miliardë gropa në Fondin e Sigurimeve, punonjësi: Ministria po na detyron të pranojmë ilaçe të ndaluara nga BE
Artikulli tjetërJa çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme për Teatrin