Çmenduri! Policia ndalon të riun shqiptar në Tiranë pse vendosi flamurin kuq e zi, reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me ashpërsi të madhe, aktin e Policisë sot, e cila ka ndaluar të riun Vilson Kulemani, që guxoi të shpalosë flamurin shqiptar mbi shtatoren e Ismailt Qemalit, në shenjë proteste ndaj takimit për Mini-Shengenin ballkanik që po mbahet në hotel Rogner në Tiranë, përballë kësaj shtatoreje.

Berisha, i cili ka publikuar pamjet,  shkroi në Facebook këto radhë: “Edvin Kristaq Zografi, Esat Toptani i ri,  i ndryrë me padronin e tij – serbomadhin Vuçiç në hotel “Rogner”, ndalon të riun trim Vilson Kulemani, sepse vendosi flamurin kombëtar te shtatorja e babait të Pavarësisë, Ismail Qemalit. Turp!”

Edvin Kristaq Zografi, Esat Toptani i Ri i ndryre me padronin e tij serbomadhin Vuçiç ne Hotel Rogner ndalon te riun trim Vilson Kulemani sepse po vendoste flamurin kombetar te shtatorja e babait te Pavaresise, Ismail Qemali. Turp! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 21. Dezember 2019

Artikulli paraprakGold AG këngë kundër Ramës: ”Krejt Kosovës mbrapa shpinës i vure thikë”…
Artikulli tjetërPaloka: Nuk është Shengen i vogël, por Serbia e madhe kundër interesave të Kosovës!