Paloka: Nuk është Shengen i vogël, por Serbia e madhe kundër interesave të Kosovës!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka është shprehur me tone të ashpra ndaj samitit të organizuar në Tiranë, gjoja për nismën e mini-shengenit.

Me një postim në Facebook, Paloka shkruan se ky nuk është Shengen i vogël, por një Serbi e madhe kundër interesave të Kosovës.

Reagimi i plotë

Nuk eshte Shengen i vogel po Serbia e madhe kunder interesave te Kosoves dhe aspirates se shqiptareve per integrim ne BE. Eshte realizimi i endrres se Milloshevicit per dalje ne det, qe nuk e mori dot me lufte e po ja dhuron Esati “modern”!

Rama e di shume mire kete, prandaj vazhdon te sulmoje Kosoven ne krah te zedhenesit te Milloshevicit qe pak dite me pare guxoi te mohoj masakren e Recakut! Vucicit nuk i mbeti gje tjeter, vecse te tundte koken ne shenje aprovimi nderkohe qe “shqipfolesi” kryeminister i Shqiperise, sulmonte Kosoven…!

vuc

Artikulli paraprakÇmenduri! Policia ndalon të riun shqiptar në Tiranë pse vendosi flamurin kuq e zi, reagon Berisha
Artikulli tjetërE tmerrshme! Gruaja shtatzënë me komplikacione lihet pa asnjë ndihmë në çadër