Cilat janë objektivat kryesore të qytetarëve për 2024?

Çfarë synojnë shqiptarët dhe ku janë përqendruar energjitë e tyre për të arritur objektivat që i kanë vënë vetes për vitin 2024? 70% e tyre kërkojnë të kenë më shumë kohë për njerëzit e rëndësishëm në jetën e tyre.

56.1% e të anketuarve kërkojnë të kenë më shumë kohë të lirë për veten.

34.9% e tyre duan të shfrytëzojnë 2024 duke zhvilluar hobi dhe interesa të ndryshme ku 31.3% e tyre duan ti dedikohen palestrës/sportit/ecjes në natyrë.

Janë 23.3% e të anketuarve që duan të reduktojnë kohën e shpenzuar në rrjetet sociale ndërkohë që 17.6% e tyre duan të bëjnë një dietë për tu dobësuar.

Heqja dorë nga zakonet e dëmshme siç është pija e cigares dhe alkoolit është objektiv vetëm për 13.9% e shqiptarëve gjatë 2024.

Artikulli paraprakGJKKO caktoi “arrest në shtëpi” për Sali Berishën, zbardhet vendimi
Artikulli tjetërKërkohej nga Zvicra për trafikimin e 500 kg kokainë, shqiptari arrestohet në Itali