Kërkohej nga Zvicra për trafikimin e 500 kg kokainë, shqiptari arrestohet në Itali

Shqiptari Mario Marashi, banues prej 10 vitesh në Busto Arsizio, është arrestuar në Itali dhe do të ekstradohet në Zvicër. Autoriteti gjyqësor zviceran e akuzon atë si një trafikant ndërkombëtar droge. Sipas prokurorit zviceran Cuno Tarfusser, ishte ai që importoi 500 kilogramë kokainë 100% të pastër, të gjetura të fshehura në një konteiner kafeje të identifikuar nga hetuesit në një platformë logjistike në Bazel.

Droga me sa duket ishte importuar nga Amerika e Jugut. Akuzat bazohen edhe në pamjet e regjistruara nga kamerat e vëzhgimit në zonë.

Hetuesit zviceranë nisën hetimet e tyre pasi në të njëjtën zonë u identifikua një gjurmë kokaine, duke filluar nga një kontejner tjetër dhe duke arritur në një shteg aty pranë. Trafikantët do të kishin gjetur ngarkesën e parë, por duke humbur një pjesë të lëndës narkotike. Në atë kohë në konteiner u gjetën “vetëm” 40 kilogramë drogë. Por gjurma e lënë i çoi hetuesit zviceranë në Busto Arsizio.

Artikulli paraprakCilat janë objektivat kryesore të qytetarëve për 2024?
Artikulli tjetërPërdorimi i Sky ECC apo EncroChat nga Policët/ Kush po gënjen qeveria apo SPAK?