Çfarë po ndodh me Ajaksin?! Klubi legjendar holandez pëson një nga humbjet më të turpshme në histori

Moment i errët në klubin e Ajaksit. Në derbin më të madh holandez, Fejinord e mposhti Ajaksin me rezultat 6-0 në stadiumin “De Kuip”, duke i shkaktuar kështu një nga humbjet më të turpshme në histori.

Ajaksi përjetoi humbjen më të turpshme në 97 vitet e fundit dhe më thellën ndonjëherë në kampionatin e luajtur në këtë format lige.

Për gjigantët holandez kjo është humbja e pestë më e thellë, ku më e madhja në historinë e klubit është ajo ndaj Dordrecht me rezultat 9-1 në vitin 1913.

Fejenord është i dyti në tabelë me 76 pikë, ndërsa lideri PSV ka 78 pikë. Ajaksi është në vendin e gjashtë me 45 pikë. Ky duel do të mbetet një njollë e madhe në historinë e klubit.

Artikulli paraprakKonsumoni ushqime të ëmbla në mëngjes? Ja çfarë ju shkaktojnë
Artikulli tjetërMinistri i Jashtëm i Italisë bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza