Bylykbashi: PS po bojkoton Marrëveshjen e 14 janarit. Ne kërkojmë që Këshilli t’i drejtohet ODIHR për ekspertizë!

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar kanë dalë nga mbledhja e Këshillit Politik ku është debatuar sot për koalicionet zgjedhore dhe listat.

Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi theksoi se, ne nuk lëvizin nga kërkesat tona dhe listat 100% realisht të hapura.

“Në këtë moment, PS-ja po bojkoton Marrëveshjen e 14 janarit, që funksionon si një e tërë dhe jo me pjesë si i intereson Gjiknurit. Ne kërkojmë që Këshilli t’i drejtohet ODIHR për ekspertizë.

Këshilli Politik nuk funksion si parlamenti i tyre. Është me konsensus. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën”, u shpreh Bylykbashi.

Petrit Vasili i LSI-së nga ana e tij tha: “Ne kërkojmë që PS-ja të mos bojkotojë dhe të mos prishë konsensusin e 5 qershorit. Ky është një shans i madh për PS-në, jo për Opozitën e Bashkuar”.

Artikulli paraprakInfektohen me Covid-19 katër mësues në një shkollë në Bulqizë, nxënësit vijojnë mësimin
Artikulli tjetërZbulimi i ri/ Njerëzit që gërhasin janë tre herë më shumë të rrezikuar nga koronavirusi