Infektohen me Covid-19 katër mësues në një shkollë në Bulqizë, nxënësit vijojnë mësimin

Katër mësues në Shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezoltuar të infektuar me Covid-19 pas testimit të bërë nga ana e mjekëve epidemiolog të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë.

Burime pranë kësaj njësie thanë se po vijon hetimi epidemiologjik dhe se ende nuk ka një vendim për pezullimin e mësimit.

Aktualisht në të gjithë Qarkun Dibër janë 59 qytetar të infektuar aktiv me Covid-19.

Artikulli paraprakMeta: Asnjë i sëmurë mendor nuk më intimidon, ta shohim se kush shkarkon kë
Artikulli tjetërBylykbashi: PS po bojkoton Marrëveshjen e 14 janarit. Ne kërkojmë që Këshilli t’i drejtohet ODIHR për ekspertizë!