Bunjaki: Jemi gati për Kroacinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se janë gati të luajnë kundër një kombëtare të fortë sikurse Kroacia. Ai tha se, kjo ndeshje është e veçantë, pasi do të kemi mundësi të luajmë kundër disa prej lojtarëve më të mirë në botë. “Është një moment i veçantë, sepse është loja e parë si vendas kundër një shteti mik sikurse Kroacia. Ne jemi përgatitur shumë mirë dhe jemi të gatshëm të përballemi dhe do të jetë shumë interesant të shohim duele me disa prej lojtarëve më të mirë në botë”, tha Bunjaki gjatë konferencës për media.
Ai po ashtu foli edhe për gjendjen e disa lojtarëve, ku tha se ata janë në formë të mirë. “Gjendja e lojtarëve është shumë e mirë, të cilët janë në formë shumë të mirë. Ne në kokë kemi vetëm ndeshjen me Kroacinë. Jo gjithmonë fiton kualiteti dhe ne kemi energji dhe duhet ta vazhdojmë”, tha më tutje ai.

Artikulli paraprakCNN reportazh për Kosovën e futbollit
Artikulli tjetërHysaj rinovon deri në 2021 me Napolin