Luftë në Vlorë/ 10 plumba në derën e parë të makinës, dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku si pasojë e të shtënave me armë, kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, ku persona të pa identifikuar kanë qëlluar drejt një makine “Audi A3”, me targa AA 653 VC.
Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre. Po ashtu mësohet se vetëm në derën e parë është qëlluar me 10 plumba, ndërsa dyshohet se objekti i atentatit ka qenë drejtuesi i automjetit. Të njëjtat burime thonë se dyshohet se kanë qenë dy persona me motor, të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku, e më pas janë larguar.
Mësohet se një nga të plagosurit është në gjendje të rënë në sallën e operacionit në Spitalin e Vlorës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet.

c09377cd c3c1 44be 9fac 4cda5c51a80a

Artikulli paraprakRama është çmendur, i ka bllokuar Bushatit edhe pasaportën diplomatike që të mos shkojë në Berlin
Artikulli tjetërBanorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: E ke vendin në burg!