Brenda 2 muajve gjobiten 25 karburante

Brenda 2 muajve janë gjobitur 25 karburanate me masa administrative që fillojnë nga 100.000 lekë deri në 2 milionë lekë të reja.Inspektorati Shtetëror Teknik thotë se në janar-shkurt karburantët janë gjobitur për shkak të mungesës së cilësisë, por edhe për mungesë dokumentacioni. Në total, të gjitha karburantet janë gjobitur me 8.2 milionë lekë të reja. Bie në sy se një pjesë e karburantëve ndodhen në rrethe.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin janar 2017.Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të Ligjit nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, Ligji nr. 32/2016, datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion”, si dhe VKM nr. 212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe Ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar. Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën janar 2017 janë gjobitur 10 subjekte.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin shkurt 2017.Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të Ligjit nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, Ligji nr. 32/2016, datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion”, si dhe VKM  nr. 212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe Ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar. Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën shkurt 2017 janë gjobitur 15 subjekte.

Artikulli paraprakFalimentojnë prodhuesit e karotës në Divjakë
Artikulli tjetërZbardhet borxhi i vërtetë i ARMO, 200 milionë dollarë te tatimet