Breitbart: Soros, arkitekti i shtetit mafioz dhe mbështetës i bombës së Kimit

Shumë organizata gazetareske u përqendruan mbi komentet e George Sorosit rreth medias social dhe oligarkisë së arbitrave të informacionit pas shfaqjes së tij të përvitshme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Por shefi i Open Society Foundations dha disa informacione kyç për lojën që do të bëjnë të majtët dhe Partia Demokratike në vitet e ardhshëm.

Ja çfarë duhet të dini për disa nga gjërat më të rëndësishme që përkrahësi kryesor miliarder i tyre i tregoi turmës në Zvicër këtë javë:

  1. Trump po përpiqet ta shndërrojë SHBA në shtet mafioz

Ky është një pretendim i fortë nga dikush që ka minuar shtete dhe institucione në përpjekje për t’u pasuruar sa më shpejt. Që nga interesat e uraniumit deri te thyerja e Bankës së Anglisë, Sorosit nuk i është bërë kurrë vonë për për shtetin apo integritetin. Ndaj kuptojeni vetë habinë time teksa dëgjoja të jepte opinion:

“Ia atribuoj (gjatësinë e fjalimit) ashpërsisë së probleme që përballim sot… gjendja aktuale më duket e dhimbshme. Shoqëritë e hapura janë në krizë dhe po ngrihen forma të ndryshme diktaturash e shtetesh mafioze, sipas shembullit të Rusisë së Putinit. Në SHBA, Presidenti Trump do të donte të vendoste një shtet mafioz, por nuk mundet, sepse Kushtetuta, institucionet dhe shoqërua civile aktive nuk do ta lejojë”.

Në rast se George djali nuk e ka vënë re, është ana e tij që është në luftë me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Nga sponsorizimi për organizatat e kufijve të hapur që kërkojnë shmangien e rregullave për emigrantët e paligjshëm, deri te kundërshtarja e Amendamentit të Dytë Hillary Clinton e te Barack “Kushtetuta është thjesht një copë pergamene” Obama, përfituesit e bujarisë së Sorosit janë ata që do ta dëshironin Amerikën një shtet mafioz.

Merrni marrëveshjen e Uranium One, memon ende të papublikuar të FISA-s, sulmet kundër fjalës së lirë nga grupe si Southern Poverty Laë Center dhe le të mos harrojmë citatin nga libri i tij “Kriza e kapitalizmit global”: “Sovraniteti i shteteve mund t’i nënshtrohet ligjit ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare”.

Soros-hapur fare-dëshiron të jetë kumbari i ndonjë mafiozi ndërkombëtar. Në fakt, është.

  1. Bota duhet të pranojë Korenë e Veriut bërthamore

Teoritë gjeopolitike të Sorosit nuk janë të lindura nga idealet e mbrojtjes kombëtare apo shqetësimet për sigurinë globale, por më tepër nga motivet e tij egoiste. Ndaj duket se Koreja e Veriut bërthamore e kënaq. Gjithçka që cenon hegjemoninë e Amerikës është plus për të. Kjo përfshin edhe Kinën. Këmbëngulja e tij që bota të pranojë një Kore bërthamore, duke hedhur poshtë dekada të tëra vetëpërmbajtjeje, e vërteton. Këtë javë tha:

“Ngritja e liderëve si Kim Jong Un në Korenë e Veriut dhe Donald Trump në Shtetet e Bashkuara ka shumë të bëjë me këtë. Të dy duken të gatshëm të rrezikojnë me luftën bërthamore për të qëndruar në pushtet. Por shkaku rrënjësor shkon edhe më thellë”.

Niveli i analizës qëllimisht injoron mundësinë në rritje, nën presidencën e Trumpit, për bisedime midis dy Koreve.

Ajo gjithashtu zbulon një hipokrizi të fortë që rrethon një krizë të re emigrantësh në Azi:

“Kërcënimi i luftës bërthamore është kaq i tmerrshëm saqë ne kemi prirjen ta injorojmë. Por është real. Vërtet, SHBA është nisur në drejtim të luftës bërthamore duke refuzuar të pranojë që Koreja e Veriut është vërë fuqi bërthamore. Kjo krijon një nxitje të fortë për Korenë e Veriut që të zhvillojë kapacitetin nuklear me të gjithë shpejtësinë e mundshme, e cila nga ana tjetër mund të nxitë SHBA të përdorë superioritetin bërthamor për ta parandaluar. Efektivisht, të nisësh një luftë bërthamore për të ndalur një luftë bërthamore. Një strategji dukshëm kontradiktore me veten.

Fakti është që Koreja është bërë fuqi bërtamore dhe nuk ka aksion ushtarak që mund të parandalojë atë çfarë nuk ka ndodhur ende. E vetmja strategji sensibël është të pranosh realitetin, sado i pakëndshëm që mund të jetë, dhe të konsiderosh Korenë e Veriut si fuqi bërthamore. Kjo kërkon bashkëpunim të SHBA me të gjitha palët e interesuara, me Kinën në radhë të parë. Pekini mban pothuajse të gjitha levat e energjisë kundër Koresë së Veriut por nuk dëshiron t’i përdorë. Sikur t’i kthehej fort kundër Phenianit, regjimi mund të shembet dhe Kina do të mbushej me refujgatë koreanoveriorë. Për më tepër, Pekini heziton t’i bëjë ndere Amerikës, Koresë së Jugut apo Japonisë, duke pasur mërira kundër secilit prej tyre. Arritja e bashkëpunimit do të kërkonte negociata të zgjeruara”.

Më tepër Demokratë, manipulim elektoral, gjyqtarë aktivistë

Kjo është njëfarë dinakërie, pasi Soros i zgjodhi me kujdes fjalët e kësaj pjese të fjalimit të tij për ta bërë të dukej “jo partizan.” Fatkeqësisht për të, historia e donacioneve të tij politike, ashtu si dhe mënyra se si refuzoi të merrej me secilën prej këtyre çpshtjeve kur kandidati favorit i tij në fillim të viteve 2000s — Barack Obama ishte në pushtet — e nxjerrin zbuluar partizanizmin e tij:

“Komplimenta Presidentit Trump për motivimin e përkrahësve kryesorë në mënyrë brilante, por për çdo përkrahës besnik ai ka krijuar të paktën një numër të barabartë kundërshtarësh të fortë të cilët ishin po fort të motivuar.

Ndaj shpresoj një vërshim Demokrat më 2018. Qëllimi im personal në SHBA është të ndihmoj në rikrijimin e sistemit funksional bipartiak. Kjo do të kërkojë jo vetëm një zhvendosje më 2018, por edhe një Parti Demokratike që do të synojë një rindarje distriktesh (elektorale) jo-partizane, emërimin e gjyqtarëve të mirëkualifikuar, konsensus të arritur siç duhet dhe masa të tjera që kërkon funksionimi i sistemit bipartiak”.

Mund ta marrim si të mirëqenë që me “rindarje distriktesh jo-partizane” ai e ka fjalën për rritjen e mundësive për fitore të Partisë Demokratike në zona tradicionalisht të kuqe (ngjyra e PR) në hartën e Amerikës dhe me “gjyqtarë të kualifikuar” e ka fjalën për llojin e gjyqtarëve aktivistë që vazhdimisht përpiqen të pengojnë krahun ekzekutiv të qeverisë, siç e shohim pothuajse çdo javë në Kaliforni dhe Haëaii.

  1. Shpëtimi i Bashkimit Evropian nga… vetvetja

Qëllimi ynë aktual, tha Soros në fjalimin e tij, “është të ndihmojmë në shpëtimin e Bashkimit Evropian me qëllim që ta ribëjmë atë”.

Zor se ka ndonjë përkrahës të BE sot që mendon se Unioni po operon brenda qëllimit themelues të tij apo që të jetë popullor midis publikut të vendeve anëtare. Megjithatë, nuk është se thjesht do ta lënë të vdesë.

Kjo do të thotë të pranoje shumë për globalizmin dhe lëvizjen pa kufi. Përkundrazi, do ta fshikullojnë kalin e ngordhur të “reformës”, pak rëndësi ka se sa kjo i dëmton njerëzit e thjeshtë.

“BE gëzonte përkrahjen entuziaste të njerëzve të brezit tim, por kjo ndryshoi pas krizës financiare të 2008-ës”, tha Soros.

Së pari, ai është 87 vjeç dhe është lindur në Hungari më 1930. Ka pasur shumë njerëz që e pëlqenin unifikimin e Evropës në vitet ’30. Soros madje ka ndihmuar atëherë.

Por nuk ishte kriza financiare ajo që u ndryshoi mendjen njerëzve.

Ekspansionizmi i Evropës ka qenë inatçor që nga krijimi i tij. Shumë paralajmëruan për të në vitet ’70, ’80, dhe në vitet ’90 Partia Konservative në Britani pa një nga krisjet e brendshme më të mëdha, me rebelimin e Maastrichtit, pararendës i prezantimit të monedhës evropiane të quajtur Euro.

“BE e humbi rrugën për shkak se qeverisej nga traktate të vjetëruar dhe besimi i gabuar në politika të ashpra”, tha Soros.

Të tjera gënjeshtra. Nuk është mosha e traktateve ajo që përbën problem, është premisa mbi të cilën ngrihen: Erozioni i sovrenitetit shtetëror. Për më tepër, ndërsa “ashpërsia” ka qenë e implementuar për disa vende më të vogla, nuk ka thuajse asgjë në rezultatin e referendumit britanik, as në pakënaqësinë në rritje për BE midis vendeve të Vishegradit, çka çon në ashpërsinë ekonomike si motiv kryesor.

“Si mund ta parandalojmë Bashkimin Evropian nga braktisja e vlerave të tij”, pyeti Soros. “Na duhet ta reformojmë në çdo nivel: në nivelin e vetë Unionit, në nivelin e vendeve anëtare dhe në nivel elektorati. Jemi në një periudhë revolucionare; çdo gjë është subjekt ndryshimi. Vendimet e marra do të përcaktojnë formën e së ardhmes”.

Periudhë revolucionare, vërtet.

  1. BE duhet t’i japë Afrikës  20% të buxhetit çdo vit

Duke folur për krizën e emigrantëve, e cila u ndihmua të rritej nga Fondacioni i tij i Shoqërive të Hapura, Soros deklaroi se BE nuk po bënte sa duhej për të ndihmuar Afrikën, çka do të limitonte emigracionin.

Ai tha se projekti – kontrata midis BE dhe Bashkimit Afrikan – do të kushtonte rreth 30 miliardë euro në vit, rreth 20% e buxhetit total të Bashkimit Evropian.

Por mos u shqetësoni, ai do që paratë të merren hua, në vend që të merren direkt nga vendet anëtare. Çka do të thotë që fëmijët tuaj duhet të shqetësohen për këtë, jo ju.

“Është shumë e rëndësishme të kesh kontrata me shtetet afrikane. Aktualisaht sasia e parave kushtuar atyre nuk mjafton. Duhet të jetë shumë më e madhe dhe duhet të vijë nga vetë BE. Jo nga vendet anëtare, sepse problemi i refugjatëve është problem evropian dhe ka nevojë për zgjidhje evropiane. Dhe Bashkimi Evropian është shumë i madh, ka fuqi shumë të madhe huazuese. Është shumë e lirë aktualisht dhe duhet të përdoret. Ne vlerësojmë se duhen të paktën 30 miliardë euro në vit për një numër të papërcaktuar vitesh për të kryer zhvillime demokratike në Afrikë, në mënyrë që burimi i emigracionit të shterojë”.

Ose ndoshta mund të forconi kufijtë?

Marrë nga Breitbart News-Përgatiti: SYRI.net

 

Artikulli paraprakMediat gjermane: Dhjetëra mijëra në protestën e opozitës, Shqipëria, Kolumbia e Europës për drogën
Artikulli tjetërBylykbashi: S’ka drejtësi pa u dënuar Tahiri, Rama ka vendosur Prokurorinë në shërbim të krimit