Në vend që të dorëzojë në ekstradim kriminelë të dënuar për trafiqe droge në Itali, si Durim Keçi apo Agron Xhafaj, i liron apo nuk i ekstradon. I liron me vendim gjykate vetëm e vetëm që ata të mos ekstradohen, ndërkohë personat të cilët janë nën hetim për krim të organizuar për trafik droge në çështjen e famshme Tahiri- Habilaj, dëshmitarin kyç si Nezir Seiti i cili është nën hetim nga Prokuriora e Krimeve të Rënda me vendim gjykate e transferon në Itali, vetëm e vetëm që bllokojë dhe të mbyllë çështjen Tahiri – Habilaj.
Edi Rama është duke bërë çmos që nëpërmjet bllokimit të drejtësisë me reformën që po kap edhe sot nëpërmjet KLGJ-së dhe KLP-së, vë në dispozicion Prokurorinë, Policinë dhe çdo segment tjetër, po bën çmos që të mbrojë Sajmir Tahirin, sepse nëpërmjet mbrojtjes së tij, mbron veten e vet. Ne do të vazhdojmë luftën e fortë, sepse pa u dënuar Sajmir Tahiri dhe kriminelë të tjerë të cilët mbështesin këtë qeveri, Edi Rama nuk mund të bëjë drejtësi për shqiptarët.