“Boll i zhvatët studentët”, Garda tërheq zvarrë studentët që protestuan kundër Ramës

Aktivistët e lëvizjes ‘Për Universitetin’ janë nxjerrë me forcë jashtë takimit ku ndodhej edhe kryeministri Rama.
Teksa kreu i qeverisë po mbante fjalën e tij në podium, duke folur për arsimin, një grup aktivistësh shpalosën një banderolë ku shkruhej: ‘Boll i zhvatët studentët’.
Më pas truprojët e Ramës u afruan tek vajzat dhe i morën me forcë për t’i nxjerrë jashtë sallës së mbledhjes.
Ndërsa po shoqëroheshin jashtë sallës, vajzat lëshuan akuza të tjera në drejtim të kryeministrit Rama, i cili lëshoi batutën: ‘Me siguri ngelëse!’
Sipas aktivistëve, Rama në takimin e sotëm me studentët, profesorët dhe dekanët, po përsëriste gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë.
Pas nxjerrjes së banderolës, situata brenda është tensionuar pasi aktivistët janë nxjerrë jashtë sallës së konferencës.
Pas kësaj njëri nga studentët është shoqëruar në komisariatin numër 3 për t’i fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore, sipas aktivistëve të Lëvizjes ‘Për Universitetin’.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, “Lëvizja për Universitetin”, ka publikuar videon e incidentit të rëndë ku duket një vajzë që nxirret me dhunë nga ambjentet ku kryeministri po mbante fjalën.
Rama po fliste për “bursën” që do të përfitonin studentët e ekselencës që kanë zgjedhur degën e mësuesisë.
“Lëvizja për Univeristetin” i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e Ramës dhe u bën thirrje drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë.

Partia Demokratike, ka reaguar sot, pas dhunës së ushtruar nga truprojat e kryeministrit Edi Rama, ndaj një studenteje, në një takim të kreut të qeverisë me nxënësit e ekselencës.
Përmes një deklarate për mediat PD thekson se dhuna ndaj vajzës u urdhërua nga Rama, pasi këtij të fundit iu prish shfajqa e radhës që ishte organizuar nga vetë ai.
Deklarata e PD
Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit Rama në takimin me nxënësit e ekselencës.
Prishja e shfaqjes dhe skenarit të propagandës me regjizor Ramën e nervozoi atë duke urdhëruar dhunë ndaj vajzave studente.
Urdhri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetësimeve të tyre janë të patolerushme dhe të dënueshme.
Shprehim shqetësimin e madh për mënyrën, se si fryma e dhunës po bëhet modeli i promovuar nga Kryeministri në publik dhe në media.
Keqardhje për sjelljen e nënshtruar të auditorit në sallë, dëshmi se më shumë se studentë ekselentë, mesa duket kishte fresh-istë të indoktrinuar. Indiferenca e drejtuesve të Universiteteve Publike dhe pedagogëve ndaj dhunimit të studentëve është një tregues i qartë se universitetet janë vasale të Qeverisë.
Shprehim shqetësimin për censurimin e këtij incidenti nga shumica e mediave, sepse Kryeministri nuk do vononte t’u kujtonte burgun.

Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit Rama në takimin me nxënësit e ekselencës. Prishja e shfaqjes dhe skenarit të propagandës me regjizor Ramën e nervozoi atë duke urdhëruar dhunë ndaj vajzave studente. Urdhëri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetesimeve të tyre janë të patolerushme dhe të dënueshme.Shprehim shqetësimin e madh për mënyrën, se si fryma e dhunës po bëhet modeli i promovuar nga Kryeministri në publik dhe në media.Keqardhje për sjelljen e nënshtruar të auditorit në sallë, dëshmi se më shumë se studentë ekselentë, mesa duket kishte fresh-istë të indoktrinuar. Indiferenca e drejtuesve të Universiteteve Publike dhe pedagogëve ndaj dhunimit të studentëve është një tregues i qartë se universitetet janë vasale të Qeverisë.Shprehim shqetesimin per censurimin e këtij incidenti nga shumica e mediave, sepse Kryeministri nuk do vononte t’u kujtonte burgun.

Gepostet von Albana Vokshi am Montag, 22. Oktober 2018

Artikulli paraprakA do të riformohet qeveria e Berlinit?
Artikulli tjetërKrimi është fytyra e vetme e Ramës, kreut të meduzës të krimit dhe trafiqeve në Shqipëri!