Bllokohet një skafi pa dokumente në Himarë

Një mjet lundrues tip gomone me gjatësi 3 metër dhe gjerësi 1.5 metër, me motor tip “Suzuki” është sekuestruar dje në Himarë nga Policia e Vlorës. Policia bën të ditur se mjeti në fjalë ishte pa dokumentacion regjistrimi dhe pa deklarim për lëvizjen e tij. Për këtë arsye është bërë bllokimi i skafit, ndërsa mësohet se është proceduar penalisht shtetasi me iniciale, N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronarin e skafit.
Policia thotë se ka referuar në Prokurori dosjen ndaj tij për shkelje të Ligjit Nr.8663 datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor me tonazh nën 20NT”. “Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit” (neni 24) dhe “Zhvendosja ose përdorimi i një mjeti pa autorizim” (neni 29 pika 1). Policia ka bërë sekuestrimin dhe ruajtjen e mjetit lundrues në Portin e Himarës.

Artikulli paraprakSi u arratis bosi i heroinës dhe lajmi u mbajt i fshehtë për 6 muaj
Artikulli tjetërAksident, humb jetën një qytetar në Durrës