Aksident, humb jetën një qytetar në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Shënvlash – Durrës, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën. Sipas burimeve të policisë, viktima është D.M., banues në Durrës, i cili udhëtonte me një motoçikletë, që është përplasur me një makinë. Sipas hetimeve paraprake të Policisë, impakti ka ndodhur rreth orës 17:40. K.M., 28 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel” është përplasur me motoçikletën tip “Piagio”, pa targa, me drejtues 55-vjeçarin.
Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, i cili nuk ka mundur të mbijetojë. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës, ku pavarësisht ndihmës së mjekëve, ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Ndërkohë, një ngjarje tjetër ka ndodhur dje pasdite në plazhin e Currilave në Durrës. Për shkak të erës njëra nga çadrat e plazhit është rrëzuar duke plagosur dhe gjakosur një klient dhe pushues të moshuar pranë një plazhi privat. Të shumtë ishin njerëzit që u mblodhën pranë tij për t’i ardhur në ndihmë. Aktualisht i moshuari është dërguar në spital. Urojmë që të mos ketë probleme, por sidoqoftë ky episod na sjell në vëmendje faktin se shumë të ashtuquajtur administratorw plazhesh private nuk kujdesen shumë për cilësinë e shërbimit të ofruar, në një kohë që kujdesen mjaft mirë për të marrë pagesën e çadrës.

Artikulli paraprakBllokohet një skafi pa dokumente në Himarë
Artikulli tjetërMbaruan zgjedhjet, policia nis arrestimet për energjinë elektrike