Biznesi fason në Durrës po përballet me mungesën e ndihmës së premtuar nga Qeveria për të përballuar Covid-19

Kryetari I Degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferreaj shkruan në një reagim në Facebook se, biznesi fason në Durrës po përballet me mungesën e ndihmës së premtuar nga Qeveria për të përballuar situatën e krijuar nga COVID19.

Xhaferraj shprehet më tej se, Kryeministri premtoi që do të japë mbështetje financiare për qeratë, që do të ulë taksat, që do të ulë cmimin e energjisë elektrike, por në të vërtetë, ska bërë asgjë.

Postimi i Xhaferrjat

Biznesi fason në Durrës po përballet me mungesën e ndihmës së premtuar nga Qeveria për të përballuar situatën e krijuar nga COVID19.

Në çdo takim, lidhur me biznesin fason, që është shumë i zhvilluar në Durrës, Kryeministri premtoi që do të japë mbështetje financiare për qeratë, që do të ulë taksat, që do të ulë cmimin e energjisë elektrike. Por, në të vërtetë, ska bërë asgjë.

Varfëria dhe papunësia janë shtuar, ndërsa Qeveria e ka fokusin tek zhvillimi i tenderave dhe ndarja e lekëve.

Sipërmarrësit, të gjendur në vështirësi dhe të vetëm në këtë “luftë”, janë detyruar të bëjnë shkurtime dhe të largojnë nga puna një pjesë të punonjësve. Megjithëse me paga të ulta, shumë prej të larguarve nga puna ishin burimi i vetëm i të ardhurave në familjet e tyre.
Biznesi fason është në kushte të vështira.

1 42

Artikulli paraprakPse besojmë tek PD dhe Basha
Artikulli tjetërTjetër reagim i fortë nga Brukseli ndaj Ramës: Jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja! Tërhiquni nga votimi!