Biba i Ramës kërcënon me burg kryebashkiakët…

KQZ i ka drejtuar një apel kryebashkikëve të opozitës që të reflektojnë dhe të mos ndërmarrin veprime që cënojnë procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Pas përplasjeve të krijuara në Shkodër dhe Tropojë, KQZ bëri të ditur se kërkesat e kryebashkiakëve për lirimin e ambienteve që janë në varësi të tyre janë tejkalim kompetencash.

KQZ paralajmëroi kryebashkiakët që me veprimet e tyre mund të konsumojnë vepra penale, duke shtuar se ata nuk duhet të ndërhyjnë në kompetencat e KQZ.

“Disa kryetarë bashkie kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të vendeve të numërimit të votave, si dhe ndërprerjen e afishimit të listave zgjedhore në institucionet nën varësi të bashkive.

Këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave të kryebashkiakëve. Kryebashkiakët të reflektojnë dhe të shmangin veprimet që cënojnë procesin. Pengimi i subjekteve zgjedhore përbën vepër penale”, tha Zëdhënësja e KQZ.

Artikulli paraprakGazetari gjerman reagon sërish ndaj Ramës
Artikulli tjetërPërgjimet tregojnë se Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë pushtetin dhe…