Betejë qytetare në mbrojtje të Teatrit, Rama voton ligjin për ta grabitur për kullat e tij

“Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve. Teatri do të jetë vija e kuqe për ne.”
Kështu iu përgjigj sot Kryetari i PD-së Lulzim Basha vendimit të qeverisë për të miratuar ligjin, që i hap rrugë shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të kullave në zonën përreth tij. Ai shtoi se:
“PD dhe unë e konsideroj këtë ligj antikushtetues dhe provë të qartë sesi shteti ka marrë krahun e grabitëse të drogës”.
“Përballë nuk kanë vetëm opozitën por edhe ata artdashës që i përshëndes. Në një anë kemi interesin publik dhe nga një anë interesave kriminale që përfaqësohen nga oligarkët dhe nga deputetët e Ramës në Kuvend, një pjesë e mirë e tyre të ardhur me votat e kriminelëve”, vazhdoi Kryetari i opozitës.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese rrëzoi sot, vetëm me votat e shumicës socialiste, dekretin e presidentit Meta për ligjin e teatrit. Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare të ditës së sotme.

Artikulli paraprakDenoncimi i fortë i Bashës: 5 aferat gjigande ku Rama është përfshirë direkt në pastrim parash
Artikulli tjetërArrestimet, dy deputetët dhe tre bashkitë që po “fshihen” nga Arta Marku e Donika Prela