Shehu: Check up po varfëron më shumë sistemin shëndetësor

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka reaguar lidhur me qëndrimin e mazhorancës për check up-in në Shëndetësi. Sipas demokratit, check up-i po varfëron më shumë sistemin shëndetësor. Ai shtoi se; “Le të më tregojë dikush një model të tillë nga vendet e zhvilluara, ndoshta ekziston diçka në Afrikën Qendrore të varfër, ku çdo fond vetëm “rrëmbehet” nga “skifterët””. “Lexova një deklarim-pamflet të të majtëve për Check up-in e “shëndetin e dëmtuar”!!
Guxim të “mbrojnë” spekullimin check up, që realisht vetëm po varfëron më tej sistemin tonë shëndetësor në mizerje.
Sajesë “sui generis” kjo, vetëm për të maskuar tjetërsimin e fondeve të shëndetësisë.
Le të më tregojë dikush një model të tillë nga vendet e zhvilluara-ndoshta ekziston diçka në Afrikën Qendrore të varfër, ku çdo fond vetëm “rrëmbehet” nga “skifterët”.
A munden këta “avokatë” të këtij mega investimi spekulativ me fondet publike e pa rentabilitet klinik, të më tregojnë një material shkencor të publikuar ku të dalin në pah kush kanë qenë përfitimet shëndetësore të popullsisë, sa është ulur morbiziteti, vdekshmëria, kostoja spitalore etj., etj., nga ky i ashtuquajturi check-up.
Nuk ka asgjë të tillë!.
Harrova, ka një përfitueshmëri ky projekt, atë të përfitimit material nga ideatorët!
Ndërsa shëndeti i qytetarëve veçse dëmtohet më tej si pasojë e varfërimit të mëtejshëm e të skajshëm të sistemit”, shprehet Shehu.

Artikulli paraprakBERZH: Shqipëria problem me klimën ndaj biznesit
Artikulli tjetërItalia pa trajner