Berisha tregon mesazhin që ka marrë nga “miqtë” jashtë vendit për Ramën

Ish kyeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama të bërë nga foltorja e Kuvendit i cili i përmendte atij një mesazh të marrë. “Sali ta qaj hallin me atë mesazh që ke marrë, Sali!”,ishte kjo fjalia e përmendur nga Rama.
Sipas Berishës i vetmi mesazh që ka marrë është ai i shqiptarëve për rrëzimin me çdo kusht të Ramës.
“Me kete rast dua t’ju siguroj ju dhe mbare shqiptaret se halli i vetem i kllounit halucinant eshte te kamufloje mesazhin absolutisht te vetem qe kam marre dhe marr cdo dite nga miq brenda dhe jashte vendit dhe qe eshte rrezimi me cdo kusht i Zografit Bis.”- shkruan Berisha.
Postimi i plotë
Mesazhi i vetem – Largimi me cdo kusht i Zograf Kristaq Rames!
Te dashur miq, sot tek po largoheshim nga parlamenti dhe po ju drejtohesha deputeteve kanabiste se jeni te denuar te degjoni nje veshegjate si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thene se: “nuk ke faj Sali se ke marre nje mesazh, ke marre nje mesazh”.
Me kete rast dua t’ju siguroj ju dhe mbare shqiptaret se halli i vetem i kllounit halucinant eshte te kamufloje mesazhin absolutisht te vetem qe kam marre dhe marr cdo dite nga miq brenda dhe jashte vendit dhe qe eshte rrezimi me cdo kusht i Zografit Bis. Njeriut qe mbyti me droge Shqiperine dhe po perpiqet te copetoje Kosoven dhe regjimit te tij te kakistokracise, per çka sot mbetem me i perkushtuar se kurre! sb.

Artikulli paraprakTabaku zbulon mashtrimin e Ramës: 0 lekë për universitetet, të anulojë koncesionin e inceneratorëve
Artikulli tjetërKush i njeh këta? Pyetja e Bashës për socialistët që e bëri Ramën të flasë me vete