Berisha: Shpirtkazëm ndaj pensionistëve, vetë vrapojnë në ishujt e magjishëm për Vitin e Ri!

“Cinizëm dhe shpirtkazmëri ndaj pensionistëve!” Me këto fjalë e ka shprehur revoltën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, pas njoftimit nga qeveria se shpërblimi i pensionistëve për Vitin e Ri nuk do të ishte më shumë se 3 mijë lekë. “Ndërkohë që për vete vrapojnë në ishujt e magjishëm për të bërë vitin e ri…”, vazhdon  Berisha mesazhin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

“Prej 6 vitesh pensionet janë rritur vetëm me 4% kurse po të shtohet inflacioni i 6 viteve çdo pensionist merr sot 12% më pak se sa merrte 6 vite më parë. Në një akt cinik ekstrem, narkoqeveria jo vetëm nuk rriti pensionet, nuk kompensoi as rritjen e çmimieve, pra inflacionin, por përgjysmoi edhe dhuratën e fundvitit për ta ndërkohë për vete vrapojnë në ishujt e magjishëm për të bërë vitin e ri. Pashpirtësi!”

Artikulli paraprakBasha në Gjermani: Mora mbështetje për integrimin europian, investime gjermane në qeverisjen e PD
Artikulli tjetërZbardhet dosja: Miliona për ‘punësimet’ në kompanitë e naftës me ndihmën e…