Berisha-Ramës: Liro menjëherë gazetarët!

Sali BERISHA

Në mbledhjen e narko-qeverisë, kreu i Meduzës shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme ndonëse ligjet e vendit dhe Kushtetuta sanksionojnë detyrimin për shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.

Por nga ajo mbledhje, qytetarët dëgjuan më shumë për kërcënimet e kreut të saj ndaj mediave dhe portaleve që “e helmojnë” Edvinin, se sa për fondin fillestar që vihet në dispozicion për përballimin e gjendjes dramatike të krijuar nga goditja nga tërmeti dhe në ndihmë të të dëmtuarve të tij.

Në përputhje me këtë deklaratë kërcënuese ndaj mediave, kreu i Meduzës inauguroi Gjendjen e Jashtëzakonshme duke urdhëruar dje arrestimin e gazetarëve të një portali të njohur informativ, “Jeta Osht Qef” dhe duke sulmuar përsëri mediat tek komunikonte me Tele Blushin me ndihmën e gazetarit të tij Merhum Velia.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë terror kriminal ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura nga kreu i Meduzës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të arrestuar si dhe iu bëj thirrje mediave të raportojnë me guxim dhe objektivitet, të gjitha aspektet e situatës dramatike të të dëmtuarve nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Artikulli paraprakToka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet sipër vetëm papafingoja
Artikulli tjetërI Çmenduri ka dalë jashtë kontrollit, arreston qytetaren për postimet në facebook