Berisha: Rama ka zgjedhur ikjen, por i takon qytetarëve që radhën tjetër t’ja bëjnë të pamundur kthimin

Ish-Kryeministri Berisha i pranishëm në manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta, tha ndër tjera se, Rama duhet të bindet të tërhiqet nga narkodiktatura, përndryshe këtë gjë duhet ta bëjë populli në mënyrën e tij.

“Janë sot në shpërbërje të plotë. Vendimi i vetëm i plotë që mund të merret është që ky narkoparlament t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme, ndryshe çdo diktaturë dhe narkodiktaturë do të shpërbëhet nga sovrani dhe do ketë fatin e çdo narkodiktature.

Zoti Rama ka zgjedhur ikjen si praktikë, por i takon qytetarëve që radhën tjetër t’ja bëjnë të pamundur kthimin, ta lejnë atje dhe të thyejë qafën dhe këtu të sundojë ligji dhe Kushtetuta.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë atyre njerëzve që sot nisëm këtu Pranverën Kuqezi me besimin tim të madh se narkodiktatura i ka ditët e numëruara”, u shpreh Berisha.

“Fillimi i fundit i narkoshtetit”, – prononcimi gjate manifestimit te sotem te thirrur nga Presidenti i Republikes! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 2. März 2020

Artikulli paraprakMeta firmos dekretin…
Artikulli tjetërDosjet 339 dhe 184 janë maja e ajsbergut, paralajmërimi i Metës: Nuk kanë kuptuar gjë akoma…!