Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin kundër ligjit që i hoqi Kreut të Shtetit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, ndërsa tha se qytetarët i kërkuan të firmosë edhe një dekret për shpërndarjen e parlamentit.
Meta tha se do ta bëjë këtë më pas.
“Jam i lumtur se kushtetuta e popullit ka sot në këtë shesh popullin e kushtetutës. Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kush është pro ju lutem të ngre dorën. Rroftë Republika, rroftë shteti i republikës. Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. (Brohorima nga turma). Liri, demokraci.
Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”.