Berisha publikon videon: Në asnjë lloj regjimi një banditizëm i tillë nuk mund të ekzistojë

Një tjetër veprim i bashkisë së Tiranës ka shkaktuar pakënaqësi dhe protesta në kryeqytet. Ditën e djeshme fadromat kanë mbërritur në Tregun Elektrik për ta shembur.

Vetë tregtarët akuzojnë se po u shembet biznesi dhe se po i largojnë nga vendi pa u siguruar një ambient tjetër, ndërsa bashkia nuk ka pranuar kërkesat e tregtarëve, por ka vijuar me shembjen.

Duke e konsideruar si një shkelje, tregtarët shprehen se po u hiqet mundësia për tu siguruar të ardhura familjeve.

Nuk është hera e parë që bashkia e Tiranës vepron duke mos marrë parasysh kërkesat e atyre që paguajnë taksat e vendosura.

Ndërkohë, lidhur me këtë situatë reagon sërish ish-kryeministri Sali Berisha.

I nxitur edhe nga reagimet e tregtarëve, tashmë të hedhur mes katër rrugëve, ai shprehet se ky veprim i bashkisë është banditizëm.

“Në asnjë lloj regjimi një banditizëm i tillë nuk mund të ekzistojë! Dëgjojeni dhe gjykojeni vetë”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe një video me reagimet e qytetarëve.

Ne asnje lloj rregjimi nje banditizem i tille nuk mund te ekzistoje!Degjojeni dhe gjykojeni vet! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 31. Januar 2020

Artikulli paraprakShow i Ramës në Vlorë, reagon ish-deputetja: Çfarë thotë Kryeministri për Spitalin e Vlorës dhe çfarë thonë ata që punojnë aty…
Artikulli tjetërRama, vjjedhje monstruoze me trojet e banesave të dëmtuara nga tërmeti