Rama, vjjedhje monstruoze me trojet e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim ku tregon se si qeveria po kërkon të vjedhë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit Berisha, qytetari denoncon skemën se si rilindasit kërkojnë t’i vjedhin duke shfrytëzuar tërmetin.

Sipas qytetarit që të marrësh një banesë të re, duhet të heqësh dorë nga trualli apo ndërtesa aktuale. E cila do të thotë që nëse ke shtëpi në Myslym Shyri ose në qendër të Tiranës, duhet të heqësh dorë nga ajo për të marrë një banesë të re në Fresk apo Kombinat, pa u marrë fare parasysh çmimi i pronës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vjedhje monstruoze e Edvin Hajdutit me trojet e banesave te demtuara nga termeti.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Z. Sali Berisha,shkova per te aplikuar ne njesin bashkiake per rindertim ne kategorin Ds4 .shtepi e pabanueshme e cilesuar nga ekspertet e shtetit. Dhe klauzola ishte qe duhet tjapesh doreheqen nga trrualli dhe ndertesa aktuale per te perfituar nje tjeter ne zonat ku do ndertoj shteti.Pra te jap doreheqen nga shpia qe kam ne Myslym Shyr dhe te marr nje ne kombinat ose ne fresk etj.

Totalisht pa sens. Kjo ishte platforma online qe ka bere Edi Rama .nje menyre vjedhjeje me shkoll.Ju lutem postojeni sepse shum njerez nuk do e kuptojn dot dhe do vuajn pasojat.Un e anullova aplikimin.Anonin te lutem.faleminderit. Mund ta vertetoni direkt cfar perfshin DS4 dhe DS5

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Në asnjë lloj regjimi një banditizëm i tillë nuk mund të ekzistojë
Artikulli tjetër“Gjeneral” Lleshi dhe mashtrimi i Ramës me ‘përgënjeshtrimin’ për RAI3