Veliaj në SPAK për inceneratorin e Tiranës, gazetarja Lala: Kryebashkiaku po jep shpjegime për aferën në cilësinë e personit…

Sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur në SPAK, ku pritet të japë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 se kryebashkiaku i Tiranës po jep shpjegime për aferën e inceneratorëve, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Gazetarja Klodiana Lala: Veliaj po pyetet për aferën e inceneratorëve. Ai priti për 45 minuta, derisa u thirr nga prokurorët. Veliaj është pyetur për rolin e tij. Erion Veliaj ka dhënë shpjegimë për inceneratorin. Deri tani për inceneratorin e Tiranës janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Veliaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën.  Prokurorët i kishin paraqitur fletë thirrje Veliajt që të paraqitet në SPAK. Çdokush që thirret në SPAK paraqitet nervoz, kur vjen në Strukturën e Posaçme. Veliaj përflitet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, por ai nuk është së paku deri tani nën hetim.

Artikulli paraprak“Festova shumë se jam edhe tifoz i Interit”, Asllani: Kurrë nuk e kisha imagjinuar këtë çmenduri
Artikulli tjetër“Vendimi i sotëm në vazhdën e Gjykatës së Lartë”/ PD, Sefa: Respektojmë gjykatën, presim të qetë vendimin e Apelit