Berisha: Ndjehem fizikisht e psikologjikisht si 20 vite më parë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar ish kryeministri Sali Berisha, i cili disa ditë më parë festoi 75 vjetorin e tij.

Në studio, Berisha ka rrëfyer se ai ndihet fizikisht e psikologjikisht si 20 vite më parë dhe ka zbuluar sekretin për këtë.

“Unë mund të ndihem në të njëjtat parametra fizikë e psikologjikë të 20 viteve më parë. Kam një sekret, sekreti im është kalitja. Gjithë jetën i kam besuar stërvitjes.

Në tërësi, nuk jam njeri abuziv, por kalitja është sekreti sot. Kam shumë arsye për të festuar në këtë 75 vjetor, nuk marrë ashensor për katin e katërt ku banoj. Respektoj shkallët”, ka thënë Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se PD nuk është sot në gjumë edhe pse e dëgjon një perceptim të tillë. Ishte gazetari i Zonë e Lirë Arian Çani që e pyeti ish-kryeministrin për zhvillimet e fundit politike.

“PD nuk është në gjumë. Djegia e mandatave ishte një vendim kolegjial. Nuk më vjen keq për vendimet që merr PD. Unë do të jem aty derisa të jetë edhe anëtari i fundit ndaj nuk mund të më vijë keq për vendimet e PD.

Ka një opozitë të fuqishme që është mazhorancë sot te shqiptarët. Me zhvillimet e fundit Rama është një monstër e vërtetë kombëtare me të këqijat që i ka bërë Shqipërisë.

Nuk e zë dot vendin e opozitarit Piktori. Ai do të zërë vendin në koshin e plehrave të historisë. Lajmi më i trishtuar i karrierës sime politike mos-hapja e negociatave, por jam më i zemëruar me shkaktarin që është Edvin Mafija.

Ky i quajtur mini-shengen para të paktën 11 vitesh 4 vende të Ballkanit hoqën pasaportat në qarkullim dhe vendosën të qarkullojnë me karta identiteti ndërsa marrëveshja CEFTA ka një shtrirje më të gjerë. Ky mini-shengen ka si synim vetëm përjashtimin e Kosovës” – tha Berisha

Artikulli paraprakArtisti i njohur-Veliajt: “E ke bo Tiranën si fshat, si ylber! S’ka më tirons që të voton”!
Artikulli tjetërBerisha i përvishet “Miladinit” të Kosovës, kush është trojka më famëzezë, vlerësimi për Kurtin