Berisha merr në mbrojtje Edi Ramën: Veliaj strumbullari Nr. 1 i inceneratorit të Tiranës

“Erion Veliaj në djegësin e Tiranës, është absolutisht strumbullari numër 1 i tij.” – Kështu është shprehur ditën e sotme Sali Berisha, duke dashur t’i dërgojë një mesazh të koduar Edi Ramës.

Është e qartë se pas kërkesës së SPAK për ndryshim të masës nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg”, Berisha është në hall të madh.

Aq të madh e ka hallin saqë i duhet të flirtojë me Edi Ramën duke goditur Erjon Veliajn në rastin e inceneratorit të Tiranës.

Pavarësisht mesazheve që po i dërgon përditë Edi Ramës për ta mbrojtur dhe për të mos e lënë plotësisht në duart e drejtësisë, në gjendjen që ka përfunduar nuk i nevojitet për asgjë Kreut të qeverisë.

Jo më kot, në mbledhjen e fundit i mbylli derën e Parlamentit dhe nuk e la as të hynte brenda, siç kishte bërë më parë, duke e thyer vetë rregulloren për të pasur Berishën dhe deputetët e tjerë për të dhënë shfaqje në Kuvend.

Në dallim nga ajo që bëri në rastin e Arben Ahmetajt, duke e marrë në mbrojtje dhe duke sulmuar Edi Ramën, ditën e sotme, gjatë konferencës së tij për shtyp, për çudinë e të gjithëve, mori në mbrojtje shefin e qeverisë dhe sulmoi Erion Velinë.

“Pavarësisht se grupi i strukturuar kriminal në SKAPin e partisë, e ka amnistuar Erion Veliajn, ky i fundit pranoi mbrëmë plotësisht fajësinë e tij, por në dallim nga ajo çka ju mund të prisnit, ky mbrëmë mori edhe guximin të bëjë përpjekjen e hapur për të fajësuar për djegësin e Tiranës, as më shumë dhe as më pak se Edi Ramën….E vërteta është se Erioni në djegësin e Tiranës, është absolutisht strumbullari numër 1 i tij.” – u shpreh Berisha gjatë konferencës së tij për shtyp.

Por çfarë e ka shtyrë kreun e Rithemelimit të degradojë në këtë farë feje dhe të flirtojë hapur dhe pa asnjë hezitim me Edvinin e Drogës dhe të Krimit, siç ai e ka quajtur dikur?!

Që kur Erjon Veliaj qenka bërë më i rrezikshëm se Rama dhe paska ngrënë edhe ky kumbulla prapa kurrizit të Shefit të qeverisë?!

Si ka mundësi që të hiqet përgjegjësia penale dhe politike nga kreu i qeverisë, që ka firmosur gjithçka lidhur me aferën e inceneratorëve, dhe të fokusohet i gjithë sulmi të Veliaj?!

Sigurisht që SPAK-u do t’i vejë deri në fund dhe do të nxjerr në dritë aferën e tmerrshme korruptive të inceneratorëve dhe kushdo që ka firmosur, do mbajë përgjegjësi penale, por halli i madh që e ka zënë Berishën e detyron atë t’i dërgojë mesazhe Edi Ramës për ta marrë në mbrojtje dhe për të mos e lënë të vetëm në duart e drejtësisë.

E ka të kotë!

Nuk i duhet më as Edi Ramës në gjendjen që ka përfunduar.

Artikulli paraprakAnalisti: Opozita duhet të ndahet nga Berisha, nuk është më e ardhmja e PD-së
Artikulli tjetërTë shtëna me armë në burgun e Peqinit, i dënuari Sokol Mjacaj përplaset me gardianët