Berisha: Kujdes nga Top Gjoba!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një tjetër akuzë të rëndë për gjobëvënie nga “Fiks Fare” dhe Filip Çakuli. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon një skandal të “Fiks Fare” ku pas pazareve me kryetarin e komunës Portëz në Fier nuk e ka publikuar aferën korruptive.
“Akuzë tjetër e rëndë për gjobvënie nga Fiks Fare dhe famozi Filip Çakulli! Qytetari dixhital denoncon: Emisionin investigativ të Fiks Fare të Top Gjobës dhe famozin Filip Çakulli, të cilët, pasi marrin denoncimin për vjedhjet e pronave nga kryetari i komunës Portëz, Fiks Fare fillon pazaret me Kryetarin dhe mbyll aferat e tij kundrejt gjobave të majme!”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.
“Zoti Berisha duke ndjekur me përpikmëri ato çka ju thoni kundrejt emisionit investigativ “Fiks Fare” të bëra publike.
Unë jam tejet i bindur për gjobat që ve Filip Çakuli. Janë mëse të vërteta, sepse në mënyrë demostrative kam denoncuar një aferë korruptive (asokohe) të kryetarit të komunës Portëz në Patos, Qarku Fier, për zaptimin e disa pronave dhe batërdinë private nga ish-kryetari i komunës, z.Azem Shatëri. Sapo bëra denoncimin tek Fiks Fare menjëherë më thanë që do nisemi drejt komunës Portëz dhe të marrim informacion dhe disa intervista të kreut të komunës, por kryetari u fut në një makinë me (këta të Fiksit) dhe aty ata filluan me gjobat e tyre, duke bërë pazar brenda në makinë. Dhe ju doktor e imagjononi që ky rast flagrant u anashkalua nga FF si dhe Filip Çakuli.
Nëqoftëse e bëni publike, ju faleminderit nga ana ime, Doktor Berisha”, përfundon mesazhi i qytetarit.
Pak ditë më parë ish-Kryeministri Berisha denoncoi një tjetër rast të gjobvënies nga Fiks Fare, duke u bazuar në denoncimin e një qytetari nga Fushë-Kruja. “Qytetari dixhital denoncon:
-Korrupsionin, gjobvënien nga emisioni “Fiks”. Kështu ai shkruan: “Drejtoresha e shkollës së mesme të Fushë Krujës u fillmua nga Fiksi, duke marrë 300 euro, por Fiksi nuk e nxori filmimin kundrejt një ryshfeti, gjobe prej 10 mijë eurosh që i pagoi drejtoresha!”, shkruante Berisha në Facebook, duke publikuar edhe mesazhin e qytetarit.
“Para disa ditësh, drejtoresha e gjimnazit në Fushë Krujë u filmua që merrte 300 euro për një nder për mos t’u nxjerrë në emisionin Fiks Fare, ndërhyri zoti Artur Bushi, duke e shkarkuar dhe duke e zëvendësuar me drejtor tjetër e zonja në fjalë si këmbim pagoi 10 mijë euro në këmbim të këtij nderi”, shkruante qytetari.

Artikulli paraprakProkuroria: Shefi i policisë lejoi kultivimin e kanabisit
Artikulli tjetërIsh këshilltari i Ramës për rendin i bashkohet opozitës