Berisha i shkruan psiqiatrit të Ramës: Dyfishoja dozën, ka haliçunacione, sheh luftë me dragoj…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, ku i kërkon “mikut të tij të hershëm”, psikiatrit M Qyteti, që të kontrollojë gjendjen e Edi Ramës.

Shpesh herë Rama e ka krahasuar pandeminë me bomba që mund të hidhte një armik nga ajri në kohë lufte.

Berisha i ka kërkuar mikut të tij që organizojë një konsulatë të gjerë mjekësore për hartimin e një raporti që mund të jetë edhe sekret, i cili më pas t’i dërgohet për dijeni Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Shtetit.

“Ju kërkoj njerëzisht që përveç dyfishimit të dozës të antihalucinanteve ta sqaroni të gjithë enturazhin e tij se kokaina në këto raste është helm me pasoja fatale. Konsideroni seriozisht organizimin e një konsulte të gjerë mjekësore për hartimin e një raporti mjekësor qoftë dhe sekret që t’i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Avokatit. I bindur se betimi i Hypokratit ju kufizon ju si mjek, përsëri interesi publik më detyroi t’ju drejtohem me kët mesazh”, shkruan Berisha.

Postimi i plotw i ish-Kryeministrit Berisha

Mesazh drejtuar mikut tim te hershem psiqiater,M Qyteti! I dashur mik, se pari uroj qe ju familjarisht dhe i gjithe rrethi juaj te jeni mire dhe shpreh me kete rast vleresimin me te larte dhe mbeshtetjen time me te plote per te gjiithe bluzat e bardha te vendit, mjeket, infermieret, sanitaret dhe punonjesit e tjere te sektorit te shendetesise per vetmohimin e tyre ne betejen me epidemine e koronavirusit.

Se dyti, ndonese jam i sigurte qe ju do habiteni me kete mesazh timin, i cili e pranoj se edhe mund te dale ne skaje te etikes deontologjike mjekesore, ju siguroj se shkaku i tij nuk ka te beje me asgje timen personale por me disa interesa te larta publike te rendesishme sa per mua ashtu dhe per çdo shqiptar dhe shoqerine tone ne teresi.

Une nuk ve ne dyshim aftesite dhe perkushtimin tuaj profesional por duke pare degradimin e rende te pacientit tuaj te Surrelit, shperthimin tek ai te nje krize halucinante dhe obsesivo fobike keto 48 oret e fundit, ne te cilen atij i duket se mbi koke i fluturojne aeroplane luftarake, helikoptere qe hedhin bomba, mundet edhe me napalm, se ne toke marshojne tanke dhe autoblinda, se te rinj shnderrohen kamikaz qe eksplodojne bomba ne familjet e tyre, perveç ketyre ai flet per skena vdekjesh masive qe nuk do kete njeri ti varrose te vdekurit, kuçedra e dragoj qe dalin nga puseta e rrugeve dhe i shkojne ne bunkerin ku eshte ngujuar e strukur ne Sarajet e Surrelit dhe me se fundi parashikoi dhe diten e kjametit dhe Arken e Noes per vete dhe sojin e tij do ti lejoj vetes tju parashtroj sa vijon:

1-A ka ndonje dallim nga te semuret e degraduar ne spitalet tona psiqiatrike i semuri yt VIP qe ne menyre te pakontrolluar mbjell çdo dite frike, panik, tmerr, terror?

2-Ju kerkoj njerezisht qe perveç dyfishimit te dozes te antihalucinanteve ta sqaroni te gjithe enturazhin e tij se kokaina ne keto raste eshte helm me pasoja fatale.

3- Ju sygjeroj se ne emer te interesit publik ti ndalohen gjer ne nje kohe te pacaktuar daljet mediatike.

Kjo sepse pacienti E Ç M me bombat, aeroplanat, tanket, kuçedrat, kufomat, te rinjte kamikaz diten e kjametit po lemerit dhe le pa gjume qindra e mijra femije te Shqiperise.

4-Te konsideroni seriozisht organizimin e nje konsulte te gjere mjekesore per hartimin e nje raporti mjeksor qofte dhe sekret qe ti dergohet presidentit te republikes dhe avokatit.

I bindur se betimi i Hypokratit ju kufizon ju si mjek, perseri interesi publik me detyroi tju drejtohem me kete mesazh.

Me respekt Sali Berisha

Artikulli paraprakKryeministri që dua…
Artikulli tjetërKoronavirusi/ 7 viktima me kombësi shqiptare në Itali