Kryeministri që dua…

Nga Flutura AÇKA

Prita që Kryeministri im (ai holandez, sepse jam e pasur me dy të tillë) të kërkonte të strehohej në ndonjë bunker në Shqipëri, pasi kemi trashëguar nga Hoxha aq shumë, sa mund të eksportojmë ose të japim me qira. Por ai u shfaq drejtpërdrejtë në studion televizive të lajmeve duke dhënë siguri me përunjësi.

As përmendi burg, gjobë, dënim, kamatë, por ngaqë flet rrallë e besojnë kur flet shqetësuar. Sot i thirri ndërgjegjjes kombëtare: jemi në rrezik dhe respektoni largësinë sociale. Shteti bën detyrën pa e bërë gjoksin gropë, qytetari bën detyrën duke respektuar shqetësimin shtetëror, si enë që komunikojnë mes tyre…

Miq të mi, rrini në shtëpi, ruani veten dhe të dashurit tuaj, para se Korona të na e koronizojë jetën! Po ju flet dikush që nuk i bën më asnjë sens jeta, por që përbin pezm nga lajmet ogurzeza!

holandez 1

Artikulli paraprakSpanja në hapat e Italisë, rritje drastike e numrit të të vdekurve nga koronavirusi
Artikulli tjetërBerisha i shkruan psiqiatrit të Ramës: Dyfishoja dozën, ka haliçunacione, sheh luftë me dragoj…