Berisha homazhe në nder të kompozitorit të madh: Avni Mula do të jetojë përgjithmonë me krijimtarinë e tij

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë homazhe sot tek Universitetit të Arteve në nder të kompozitorin e madh shqiptar Avni Mula, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 92-vjeçare.

Në një prononcim për mediat, ish-kryeminsitri tha se Avni Mula do të jetë përgjithmonë pasi la një krijimtari të pavdekshme.

Berisha tha se, Avni Mula la një divë të vërtetë të këngës dhe operës, vajzën e tij Inva Mulën.

“Erdha të shpreh nderimin tim më të madh, mirënjohjen e thellë para një kolosi të këngës, të muzikës, të kulturës shqiptare. Avni Mulës. Avni Mula la një krijimtari në të cilën ai do jetojë gjithmonë, por le dhe një trashëgimi të madhe, një divë të vërtetë të operas, të këngës Inva Mulën. Edhe njëherë respekt të madh për veprën e pavdekshme të muzikës e kulturës shqiptare”, tha Berisha.

2 41

3 21

Artikulli paraprak5 gjyqtarë në Tiranë infektohen me Covid-19, s’dihet si do të vazhdojë puna në këtë institicion
Artikulli tjetërNga Kapexhiu: Kur Rama të lë kopilin në derë…