Çfarë u tha Qordja miqve të tij për Xhafën para se të vritej, dëshmia

‘Unë di të them një gjë me përgjegjësi, kush e njeh atë djalë nuk e imagjinon dot, që ai të ketë bërë vetëvrasje. Nuk ka qenë karakter i tillë, që mund të bënte atë akt’.
Këto janë fjalët për SYRI.net, të një prej miqve të ngushtë të Shkëlzen Qordes punonjës i Gardës së Republikës, i cili kërkon të mos identifikohet.
I traumatizuar nga ngjarja e rëndë, ai shton se si kurrë më parë informacionet për ngjarjen e rëndë, po mbahen të fshehta edhe mes kolegëve të të ndjerit.
Po kush është Shkëlzen Qordja, i riu i cili deri sot në mëngjes kishte në Gardë si detyrë funksionale, ‘shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj’ dhe që i gjetur i vdekur me një plumb në kokë, në garazhin e makinës së tij, në ambientet e punës?!
Banor në lagjen “Qyteti Studenti”, Tiranë, sipas atyre që e njohin ai prej vitesh së bashku me të vëllanë, Ermalin, kanë punuar prej shumë kohësh si shoferë dhe shoqërues të Fatmir Xhafaj, shumë kohë edhe më përpara se të bëhej ministër i Brendshëm. Ermali ka ndërruar vendin e punës si shofer i tij pak kohë më parë, kurse Shkëlzeni ka vazhduar, deri mëngjesin e sotëm tragjik.
Mësohet se të dy vëllezërit kanë qenë mjaft të lidhur me Fatmir Xhafajn, familjen e tij dhe Partinë Socialiste. Gjithmonë janë parë si shoqërues të eksponentit të lartë të PS-së, në të gjitha aktivitet partiake.
Vetë Shkëlzeni në faqen e tij në Facebook, si slogan të jetës së tij ka shkruar: ‘Misionar i Partisë Socialiste.’
Miq të tij shprehen se Shkëlzeni ishte një nga njerëzit më të ngushtë dhe të besuar të Fatmir Xhafajt, por veçanërisht kohët e fundit ai kishte nisur të ankohej shumë për shefin e tij.
‘Është bërë me paranoja’, ju thoshte shpesh ai për Xhafajn, miqve të ngushtë.

/SYRI.net/

Artikulli paraprakBerisha: Dy pistat për vrasjen e shoferit të Xhafës, ka nisur qërimi mes familjeve mafioze në pushtet
Artikulli tjetërEnde asnjë deklaratë zyrtare nga Ministria dhe Policia e Shtetit për vrasjen e shoferit