Bebe Rexha u premtoi ndërtimin e shtëpisë, flet kryefamiljari: Këta duan lekë, nuk japin leje…

Kur kanë kaluar rreth tre muaj nga premtimi i këngëtares Bebe Rexha se do të ndërtojë banesën ev Musa Dacit, që iu shkatërrua nga tërmeti në Bubq, ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e godinës.

Daci është shprehur për Fax News se pavarësisht se Rexha ka premtuar ndërtimin e një banese me tre dhoma për familjen e tij, shteti shqiptar ende nuk ka dhënë lejën që duhet për nisjen e punimeve.

Kryefamiljari hedh akuza se segmente të shtetit shqiptar, duan para në mënyrë që shtëpia e tij të ndërtohet.

“Bebe Rexha e mori përsipër me bërë shtëpinë, kemi bërë lloj lloj letrash, mo në Tiranë, mo në Krujë, nuk e dimë se ku ka ngelur puna.

“Më tha një kryeplak, që për të marrë lejen e ndërtimit duhet që të mblidhet këshilli bashkiak. Është marrë Bes Kallaku me këtë punë, ka ardhur dhe Monika Kryemadhi, tjetër njeri jo më.

Bebe Rexha erdhi këtu dhe mori në zotim që do të na bënte shtëpinë, se kam marrë më vesh se ku ka ngel kjo punë, nuk i jap më dum. U bënë tre muaj, nuk ka ngelur te ajo jo, ka ngelur te këta tanët, ndoshta duan ndonjë lekë.

30 milionë lekë duhen për të ndërtuar këtë shtëpinë, e kam parë projektin, janë tre dhoma dhe një banjë, se ku është faji nuk e di. Ku të ankohem? S’kam ku të shkoj e kujt ti them”, shprehet Musa Daci.

Vizita e këngëtares Rexha në Bubq u prit me mjaft bujë asokohe, por duket se për familjen Daci ende nuk ka asnjë dritë shprese se do të bëhen së shpejti me banesë të re.

Artikulli paraprakHelmimi/ Nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica” nxirren fshehurazi për ajrosje në oborrin e pasëm
Artikulli tjetërPopulli i revoltuar! Berisha publikon pamjet e protestës së…