BE: Votimi i njëanshëm i Kodit nuk reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR për Reformën Zgjedhore

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me miratimin sot në Kuvend të Kodit Zgjedhor, pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

REAGIMI I BE

Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor.

Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit. Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament.

Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të sillte standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh në burgje? Grevë urie, kaos dhe tension në Peqin, Lezhë dhe Shkodër
Artikulli tjetërPupacët përballë popullit nuk mund t’i japin pushtetin Ramës!