Pupacët përballë popullit nuk mund t’i japin pushtetin Ramës!

Nga Tritan SHEHU

Rama me votat e pupacëve edhe sot në atë Kuvend antikushtetues 122-sh ëndërroi në 3 D të qëndrojë në pushtet, në kundërshtim me aspiratat e vullnetin e shqiptarëve, duke shkelur rëndë rregullat e demokracisë.

Pupacët dhe populli!?….              

…pupacët që vetëm ja zgjatën agoninë pushtetit të Ramës këto muaj nuk mund të tjetërsojnë gjatë vullnetin e 3 milion qytetarëve, për të cilët ndryshimi është jetësor.

Rama me pupacët e tij nuk mund të ndalojnë rrjedhjen e pandalshme të zhvillimit e progresit, rrugën tonë drejt Perëndimit e Europës e as mundin të na degdisin përsëri në skutat e Lindjes, “bunker” përfundimtar ky për Kryeministrin tashti në ikje!

Pupacët ngelin pupace nën “shkopin e dirigjentit” edhe kur ai i denigron në publik, dhe kur ata përpiqen të inskenojnë një “kryengritje” në atë Kuvend siç u gajasëm sot kur “plasi”, në fund të fundit ata veçse i binden e do t’i binden atij “shkopi”, si ka ndodhur aty këto muaj, siç ndodhi dhe sot.

Por nga ana tjetër edhe ai “dirigjent”, që ëndërron të gjejë shpëtimin nga pupacët e tij “kapet mbas flokëve të veta” sado vota i dhanë sot, pavarësisht nga ligjet antikushtetuese që miratoi me ato, pupacët ngelin gjithmonë pupacë dhe ai pjesë e asaj orkestre komike, vetëm kaq.

E ardhmja e një vendi nuk përcaktohet nga pupacët e dirigjenti i tyre, ajo percaktohet nga njerëzit e lirë e kurajoz, nga aspiratat e vizionet reale të tyre, ajo tashmë është përcaktuar për t’u bërë realitet (jo në 3 D) më 25 prill.

Artikulli paraprakBE: Votimi i njëanshëm i Kodit nuk reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR për Reformën Zgjedhore
Artikulli tjetërTrump zbulon kur do të lërë spitalin: Ndjehem shumë mirë! Mos kini frikë nga Covid