Batërdia me ilaçet e “rimbursuara”, mjeku: Se me çfarë do të mjekohen të semurët Zoti e di

Bardh SPAHIJA

Lista e Rimbursimit te Barnave per vitin 2018 eshte shenja me evidente qe shendetesia ne Shqiperi jo vetem nuk eshte falas, por ka humbur dhe funksionin kryesor; ate te sherbimit ndaj te semureve ne nevoje. Eshte deshmia e qarte e klientelizmit, marreveshjeve te pista e korruptive.
Ku jane 36 alternativat e reja qe premtoi me aq buje kryeministri dhe ministrja e shendetesise? Apo kjo vlen vetem per rilindasit sic tregoi rasti i aktorit te njohur, te cilit ju zgjidh problemi i mjekimit te munguar vetem me nje telefonate?
Nderkohe mjeket kudo ne vend jane te shqetesuar per shendetin e pacienteve te tyre qe vuajne nga nje semundje vdekjeprurese si fibrilacioni atrial nese nuk mjekohet, sic tregon dhe mesazhi i meposhtem nga nje mjek kardiolog:
“I nderuar deputet! Deri dje medikamentin Xarelto 20 mg e merrnin te semuret me fibrilacion atrial te diagnostikuar nga konsulta e QSUT. Tani e mbrapa do e marrin vetem te semuret qe kane kaluar nje aksident cerbral qe kane hipertension diabet dhe insuficence kardiake. Te tjeret do ngrohen ne diell. Nderkohe qe dhe bari tjeter qe mund te zevendesonte Xarelton, Acenocoumarol 0.4 mg (Sintrom) ka kohe qe mungon ne tregun farmaceutik dhe eshte hequr fare nga lista e rimbursimit. Se me cfare do mjekohen ata te semure qe nuk plotesojne kriteret zoti e di”.

Artikulli paraprakFatos Nano rishfaqet me një mision në Maqedoni…
Artikulli tjetërGjermania: Po verifikojmë raportin e Brukselit për “sukseset” e Shqipërisë, presim luftë ndaj krimit e korrupsionit