Basha: Zëri i kryeministrit në telefon nuk mbush barkun e fëmijëve. Mospagesa e qytetarëve të mbetur pa punë në mars është skandal

Pyetje: Ku qëndron sipas jush propaganda e qeverisë?

Lulzim Basha: Sot është koha për të përsëritur thirrjen për të lënë propagandën. Se si po bëhet propagandë, nuk ka nevojë ta them unë dhe as të harxhoj kohën tuaj dhe as të teleshikuesve, sepse e shohin, e kanë të pamundur t’i shpëtojnë propagandës. Propaganda duhet të ndalet.

Propaganda tregon se nuk po funksionojnë strukturat shtetërore. Dhe këtë e pranon dhe vetë pastaj i pari i qeverisë nëse bën shoë me telefon. Gjërat nuk zgjidhen me telefon. Zëri i kryeministrit në telefon nuk e mbush barkun e fëmijëve që i kanë prindërit pa punë dhe pa të ardhura. Dhe çfarë nxjerrin? Nxjerrin një akt që thotë se efektet fillojnë në prill. Shpresoj të jetë gabim, gabim trashanik dhe ai që e ka bërë të marrë atë që meriton. Nëqoftëse nuk është gabim, ky është skandal.

Mbështetja duhet të kishte filluar prej kohësh. Po marr një shembul. Këtu në qendër të Tiranës që besoj e kemi të qartë që nuk është zona më e varfër e Shqipërisë, një nga dyqanet e mishit më tha që tani vijnë e marrin vetëm kocka për t’i zier e për t’u dhënë lëngun fëmijëve, sepse nuk kanë të ardhura për të blerë mish. Imagjinoni se çfarë bëhet në vendet e tjera. Dhe kjo është normale, kur bie konsumi në pikiatë.

Prandaj kërkuam që paketa të niste menjëherë efektet, sepse konsumi do të bjerë. Njërëzit nuk punojnë, bizneset nuk punojnë. Bëhet fjalë për dhjetëra, qindra mijëra të vetë punësuar që nuk kanë asnjë të ardhur. Bëhet fjalë për të tjerë të punësuar në këto biznese që nuk kanë asnjë të ardhur. Me çfarë do t’i mbajnë familjet?! Prandaj këtu nuk ka kohë për të humbur. Nuk ka kohë për lojëra, nuk ka kohë për propagandë.

Artikulli paraprakBasha: Situata nuk është mirë, përgjegjësitë qeveritare nuk po zbatohen. Menaxhimi bëhet me propagandë bajate!
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? I vihet zjarri zyrës së pasaportave dhe një shkolle në Vlorë e Fier