Basha: Vangjush Dako do të arrestohet, askush nuk do të shpëtojë

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sot se Vangjush Dako nuk do ti shpëtojë arrestimit dhe se fundi i tij do të jetë në burg. Basha deklaroi se asnjë nga drejtuesit politik të PS nuk rezulton të mos jetë i lidhur me krimin e organizuar.
Deklarata e Bashës
Ngjarjet e fundit dëshmojnë se nuk është rastësore, por e shtrirë në gjithë vendin dhe ka kapur kupolën e Rilindjes bashkëpunimi strategjik me krimin e organizuar për rekrutimin për të manipuluar zgjedhjet, mbajtur dhe marrë pushtetin. Në vend të shtabeve elektorale, Rilindja krijoi shtabe kriminale për blerjen e votës. Sot kundërshtari ynë politik, PS është e kapur nga krimi. Nuk ka drejtues të mos ketë bashkëpunuar apo të mos jetë eksponent, nga Balla, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Ulsi Manja e me radhë.
Rama ka ndalur së qeverisuri vendin, pushtetin e përdor për të mbrojtur lidhjet e tij me krimin. Qeveria është kosto për shqiptarët dhe burim rrezik që do sjellë të këqija për vendin. Detyra kryesore e PD, medias, qytetarëve është të vazhdojmë përpjekjet kundër krimit. Fatmir Xhafa nuk duhet të shpëtojë se dha dorëheqjen, duhet të hetohet për manipulimin dëshmitarit të rremë duke përfshirë drejtësinë dhe prokurorinë, bashkë me të Ardi Veliu dhe gjithë të përfshirët në këtë krim, dhe Balla që ishte garanti i këtij operacioni, sipas tablateve të përgjimit nga prokuroria.

Arrestimi i Dakos sipas propozimit të grupit të hetimit është hap i paevitueshëm që faktohet para shqiptarëve. As Dako, as Roshi, as Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri. Përgjimet që janë bërë publike janë vetëm maja e ajsbergut. Dako ka bashkëpunuar direkt me krimin për pushtet dhe para. Balla duhet te merret urgjent i pandehur dhe te hetohet për të gjitha çështjet. Nga bashkëpunimi me Edmond Begon, që ka çuar në thyerjen e një sërë ligjesh, te Toyota Yaris, te Xhisiela, bashkëpunimi me bandat e Elbasanit.
Saimir Tahiri duhet hetuar në thellësi, të heqin dorë nga skenari të hetohet për krime të lehta dhe jo trafikun e drogës, ai është eksponent direkt i trafikut të drogës. Këto janë prioritete absolutë dhe padyshim në këtë rrafsh PD dhe unë do të vazhdojmë betejën deri në largimin e Ramës.
Pa dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe pa ndarje e politikës nga krimi në vend nuk do të ketë asnjë sekondë, asnjë ditë, për proces normal politik, ky ka marrë fund kur Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të ardhur në pushtet.

Artikulli paraprakMonopoli i ri kroat i Ramës me faturat, 100 milionë euro gjoba për bizneset
Artikulli tjetërSkandali me laboratorin e heroinës: Antidroga njoftoi Admir Hoxhën të arratisej